Messin e presin mijëra tifozë, arrin në hotel

20:52 | 10 Gusht 2021

Messi arrin në hotel, mijëra tifozë e presin.

Lionel Messi ka arritur në hotelin “Royal Monceau” në Paris.

Ai ka arritur aty pasi përfundoi me sukses testet mjekësore te Paris Saint-Germain.

Ai pas arritjes në hotel, e pritën mijëra tifozë.

Ndërkohë, një konferencë shtypi është caktuar nesër në mëngjes në stadium, ku sipas të gjitha gjasave do të bëhet prezantimi i Messit.

Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, ndërkohë që do të përfitojë 25 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Komento: