Zbulohet arsyeja pse MIlani është në kërkimi të një sulmues të tretë

09:32 | 11 Gusht 2021

Ndjekja e Milanit për një sulmues të tretë është bërë më urgjente për shkak të përditësimeve të fundit mbi Zlatan Ibrahimovic.

Pellegatti foli në kanalin e tij në YouTube (nëpërmjet MilanLive), bëri një përmbledhje të situatës në lidhje me departamentin e qendërsulmuesit, duke konfirmuar thashethemet nga më herët sot që sugjeronin se shërimi i Ibrahimovic po menaxhohet me kujdes dhe për këtë arsye optimizmi në lidhje me një shërim të shpejtë ka avulluar, përcjell ORAinfo.

Tani, ndjekja e një sulmuesi të tretë bëhet ‘e rëndësishme’ sipas gazetarit. Ideale do të ishte që ai të ishte një lojtar fleksibël i cili gjithashtu mund të operonte në krahun e djathtë nëse ishte e nevojshme, por ndërkohë Rafael Leao dhe Ante Rebic kanë treguar edhe në ndeshjet e fundit miqësore vështirësitë e tyre janë bërë të dukshme.

Kolo Muani i FC Nantes u mendua si një objektiv, por ai nuk do të shitet, kështu që drejtuesit e Rossonerëve duhet të gjejnë dikë tjetër, ndoshta në Francë ose Belgjikë, sepse gjetja e një lojtari të tillë në Serie A duket e vështirë. /ORAinfo/

Komento: