Pas ardhjes së Messit, Al-Khelaifi tregon cila do të jetë e ardhmja e Mbappes

19:38 | 11 Gusht 2021

Pas transferimit të Leo Messit te Paris Saint Germaini, mediat e huaja po spekulojnë për largimin e yllit francez Kylian Mbappe.

Megjithatë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi deklaroi sot se Mbappe është i lumtur te PSG, sidomos pas ardhjes së Messit.

“Diskutimet me Kylian dhe familjen e tij, nuk do të flas në media për to. Kjo është mes nesh. Kylian është shumë i lumtur me ardhjen e Leos. Ai gjithashtu do të ndihmojë. Disa media po kërkojnë probleme tek ne por nuk ka probleme” deklaroi Al-Khelaifi.

Real Madridi vazhdon të jetë skuadra më e përfolur për transferimin e Mbappes.

Komento: