Nuk dorëzohet Milan, synon transferimin e ylli kroat

22:42 | 11 Gusht 2021

AC Milan thuhet se është gati të provojë fatin e tyre me një ofertë të re për yllin e CSKA Moscoë, Nikola Vlasic.

Pas dështimit për ta transferuar Josip Ilicic nga Atalanta,tani kuq e zinjtë ja kanë mësyer sërish lojtarit kroat të CSKA Moscoë.

Mirëpo Milan synon transferimin e kroatit vetëm në formë huazimi.

Klubi do të përpiqet të bindë CSKA që ta lejojë mesfushorin sulmues kroat të largohet në huazim me një detyrim për të blerë, me vlerësimin e tij të tregut aktualisht rreth 30 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse palët do të bien dakord në ditët e fundit të transferimeve të verës. /ORAinfo/

Komento: