
Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Inter.
“Blutë” e Londrës kompletuan rikthimin e belgut për plotë 115 milionë euro.
Lukaku pas dy edicioneve të shkëlqyera te Inter, rikthehet në “Stamford Bridge” duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Këtë e konfirmoi Chelsea përmes një komunikate zyrtare.
Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Inter pas pak pritet ta zyrtarizojë ardhjen e pasuesit së Lukakut, pra Edin Dzeko nga Roma.