
Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne e ka të ardhmen e pasigurt në “Diego Armando Maradona Stadium”.
Lorenzo Insigne i cili njëherësh është edhe kapiten i Napolit, ka bërë një deklaratë interesante gjatë ditës së djeshme duke e bërë të ardhmen e tij edhe më të paqartë.
Sipas Corriere dello Sport, Insigne u ka thënë lojtarëve në dhomën e zhveshjes që, “ekziston mundësia që largohem”.
Largimi i tij mund të ndodhë më shpejt sesa është menduar, kontrata e Insignes skadon në vitin 2022 dhe Interi po dëshiron transferimin e tij.

Sidoqoftë, problemi ndodhet tek Napoli i cili po kërkkon 30 milionë euro për kapitenin, ndërsa “Nerazzurrët” kishin dërguar një ofertë prej 15 milionë plus Sanchez, napoletanët nuk kishin pranuar një gjë të tillë.
Por, me kalimin e kohës dhe muajve, çmimi i Insignes do bjerë dhe këtë po pret Interi.
Afati kalimtar i janarit mund ta shohë Insignen të transferohet në “Giuseppe Meazza” me çmim të lirë, ose Aurelio De Laurentiis do të rrezikojë ta humbasë me parametër zero në verë.
Kujtojmë që interesim të madh për lojtarin ka treguar Milan.