
Dëmtohet Kessie, disa javë jashtë.
Dëmtim te Milani. Franck Kessie, një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve të Stefano Piolit, ka pësuar një dëmtim në seancën stërvitore të ditës së djeshme.
24-vjeçari afrikan ka pësuar një tërheqje muskulore, që do e mbajë disa javë jashtë fushave të blerta.
Kessie humbet në këtë mënyrë ndeshjet e para të kampionatit.

Situatë që detyron Milanin të futet në merkato për të siguruar një qendërmesfushor.
Pioli ka për momentin në dispozicion vetëm Bennacer dhe Tonalin në qendër të mesfushës.
Kessie është pjesë e Milanit që nga viti 2017. Deri më tani ai ka bërë 184 paraqitje, ka shënuar 30 gola.