Milan vjen me transferim të madh nga Chelsea

13:01 | 14 Gusht 2021

Milani, thuhet se po përgatit një ofertë tjetër, me shpresën për të bindur Chelsea për shitjen e Hakim Ziyech.

La Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë janë gati të bëjnë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me atë në javën e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Milani, i cili përfundoi i dyti në Serie A sezonin e kaluar, është në kërkim të një mesfushori të ri sulmues për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu, pasi reprezentuesi turk u transferua në Inter me një transferim falas këtë verë.

Gazeta pohon se Milani tani po përgatit një sulm tjetër për të bindur londinezët që të shesin ish -yllin e Ajax, i cili ka shënuar gjashtë herë në 39 paraqitje konkurruese me Blutë./ORAinfo/

Komento: