ZYRTARE: United transferon yllin e Real Madrid

13:59 | 14 Gusht 2021

Raphael Varane, ka përfunduar transferimin e tij prej 47 milionë eurosh në Manchester United nga Real Madridi.

Ole Gunnar Solskjaer ,ka shtuar një mbrojtës fitues të Kupës së Botës në radhët e tij ndërsa fillon sezoni 2021-22, me Varane të angazhohet për një marrëveshje katërvjeçare e cila do ta shohë atë të mbetet në Old Trafford deri në vitin 2025, përcjell ORAinfo.

28-vjeçarit iu ofrua mundësia për të zgjatur qëndrimin e tij në Madrid, por në vend të kësaj ka zgjedhur të marrë një sfidë të re në Premier League, duke i dhënë fund periudhës së tij 10-vjeçare të ngarkuar me trofe në Santiago Bernabeu./ORAinfo/

Komento: