
Është zbuluar numri i fanellës që Romelu Lukaku do të veshë për Chelsea gjatë sezonit 2021/22.
Pas disa javësh spekulimesh, Blues më në fund konfirmuan ardhjen e Lukaku ,i cili tashmë do të jetë pjesë e ekipit anglez.
Belgu ka mbërritur në Stamford Bridge, pas një fushate të mrekullueshme për Interin.
Gjatë dy sezoneve të fundit ai ka shënuar 47 gola në Serie A, duke ndihmuar Nerazzurrët të fitojnë Scudetto sezonin e kaluar, përcjell ORAinfo.
Lukaku nuk ka qenë i shqetësuar për numrin që do ta bartë në fanellë në të kaluarën, duke veshur 17 dhe 10 gjatë kohës së tij në Everton para se të kalonte në një nëntë më tradicional në secilin nga katër sezonet e tij të fundit.
Fatkeqësisht, të tre këta numra janë marrë me Tammy Abraham të veshur me nëntë, Christian Pulisic 10 dhe Mateo Kovacic 17.
Për shkak të kësaj Lukaku është detyruar të marrë numrin 18 për sezonin e ardhshëm. Lajmi vjen përmes faqes së internetit të Premier League, i cili ‘zbuloi’ zgjedhjen e sulmuesit para se Chelsea ta njoftonte zyrtarisht./ORAinfo/