Dzeko nuk zyrtarizohet te Inter, kjo është arsyeja

17:44 | 14 Gusht 2021

Inter nuk zyrtarizon dot Dzekon, kjo është arsyeja.

Pavarësisht vizitave mjekësore, darkës me skuadrën, seancës stërvitore individuale në Appiano dhe fotografinë me tifozerinë ultras të Inter-it, Edin Dzeko nuk është akoma zyrtarisht një lojtar i zikaltërve.

Çfarë mungon për lajmin që tifozët presin prej ditësh?

Sipas Gazzetta dello Sport, një rrogë e prapambetur që nuk i është dhënë akoma futbollistit boshnjak nga Roma.

Një situatë kjo që po acaron drejtuesit e Inter-it.

Komento: