Pau Torres poshtëron gjigantin e Premier Ligës – skuadra i pagoi klauzolën, por si i refuzoi ai?

15:37 | 15 Gusht 2021

Mbrojtësi spanjoll, Pau Torres, ka poshtëruar skuadrën e Tottenham Hotspur.

Torres, i cili sezonin e kaluar u shpall kampion i Europa Leauge me Villarreal, ka vendosur të mos i bashkohet skuadrës së Spurs.

Spurs u treguan të gatshëm të paguajnë klauzolën e mbrojtësit, por përgjigja e këtij të fundit ishte brutale.

Pau Torres ka refuzuar skuadrën e Tottenham me arsyetimin se largohet nga Villarreal vetëm për ndonjë skuadër të madhe, përcjell Periskopi.

Në sytë e spanjollit Tottenham akoma është një skuadër e vogël.

Torres pati një sezon mjaft të mirë, duke fituar minutazhë edhe në Euro 2020 me skuadrën kombëtare të Spanjës.

Komento: