ZYRTARE: Harry Kane nuk përfshihet në ndeshjen derbi të Tottenhamit ndaj Cityt

16:41 | 15 Gusht 2021

Kane jashtë skuadrës së Tottenham për ndeshjen ndaj Cityt.

Sulmuesi Harry Kane nuk ka udhëtuar me Tottenham për takimin me Manchester Cityn.

Trajneri Nuno Espirito Santos u detyra ta marrë këtë vendim shkaku që 28-vjeçari u rikthye vonë në stërvitje, transmeton lajmi.net.

Por, Kane nuk ka udhëtuar me skuadrën pas spekulimeve për kalimin te City.

Sipas Athletic, vendimi erdhi si shkak i stërvitjeve të vonshme te anglezit.

Kane u rikthye të premten në stërvitje, andaj i duhet kohë më e gjatë për të marrë vetën.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur:Lloris, Tanganga, Sanchez, Dier, Reguilon, Skipp, Hojbjerg, Alli, Bergwijn, Lucas, Son.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Ake, Mendy, Fernandinho, Gundogan, Grealish, Mahrez, Torres, Sterling.

Komento: