
Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham ka përfunduar testet mjekësore para se t’i bashkohet Romës për 34 milionë funte.
Bisedimet përparuan pozitivisht pasi menaxheri i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto u takua me sulmuesin në Londër të enjten, dhe skuadra e Serie A beson se ai do të jetë një pjesë kryesore e planeve të trajnerit Jose Mourinho,përcjell ORAinfo.
Abrahami pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 4 milionë funte në vit pas taksës.
Chelsea do të ketë 80 milionë euro mundësi blerjeje për 23-vjeçarin, i cili mund të fillojë në verën e vitit 2023./ORAinfo/