
Florian Marku konfirmon përballjen me ukrainasin, do të ndeshjet para 78 mijë tifozëve në stadiumin e Tottenham.
Fillimisht përballja ishte vendosur më datë 7 gusht, por Marku pësoi një dëmtim duke bërë që sfida të shtyhet në një datë tjetër.Tani çdo gjë është vulosur dhe Marku do të zbresë në ring më datë 25 shtator
Florian Marku konfirmon përballjen me ukrainasin, do të ndeshjet para 78 mijë tifozëve në stadiumin e TottenhamFlorian Marku dhe Maxim Prodan.

Boksieri shqiptar Florian Marku ka informuar fansat e tij në lidhje me ndeshjen që do të zhvillojë kundër ukrainasit, Maxim Prodan. Fillimisht përballja ishte vendosur më datë 7 gusht, por Marku pësoi një dëmtim duke bërë që sfida të shtyhet në një datë tjetër.
Tani çdo gjë është vulosur dhe Marku do të zbresë në ring më datë 25 shtator, në Angli në stadiumin e Tottenham, ku do të ketë 78000 ndjekës.Ndeshja kryesore në këtë event do të jetë mes Anthony Joshua dhe Alexandër Usyk, për titullin kampion të peshave të rënda. “Siguroni biletat tuaja për datën 25 shtator.
Ndeshja ime do të jetë në atë ditë. Ndeshet Joshua kundër Usyk, në stadiumin “Tottenham”. Do të ketë 78000 veta në publik. Gjigande!”- ishin fjalët e Markut gjatë publikimit të datës së ndeshjes së tij.