
Tammy Abraham karrierën do ta vazhdojë në Itali.
Roma ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Abraham.
Klubi italian ka shpenzuar 40 milionë euro për blerjen e tij, plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Sulmuesi ka nënshkruarë kontratë pesë-vjeçare me rrogë 4/5 milionë euro në sezon, shkruan lajmi.
Chelsea ka përfshirë një kluazolë në kontratë që i lejon ata ta blejnë sërish 23-vjeçarin për 80 milionë nga qershori i vitit 2023.

Interesim për Abrahamin kishte shprehur edhe Milan, por ai zgjodhi që karrierën ta vazhdojë të ekipi i Jose Mourinhos.