
Ekipi i Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Dejan Kulusevski që është pjesë e Juventusit.
Mediumet spanjolle kanë shkruar të martën se Barcelona tashmë e ka kontaktuar Juventusin në lidhje me Kulusevskin.

Bëhet e ditur se Barça ia ka ofruar ekipit italian shkëmbimin e Kulusevskit me Ousmane Dembelen. Dembele pëlqehet nga Juventusi dhe së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën që i skadon vitin tjetër.
Ndërkohë, Kulusevski 21-vjeçar iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Parma dhe ka kontratë deri në vitin 2025.