
Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic është duke pritur për një telefonatë nga AC Milan ose klubi i tij i vjetër Juventus, teksa ai kërkon të largohet nga Spanja në afatin e verës, përcjell ORAinfo.
Në qershor të vitit të kaluar, Juventusi njoftoi se kishin arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Pjanic në një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro, plus një maksimum prej 5 milionë euro në bonuse si pjesë e një shkëmbimi për Arthur Melo, të cilin Juve e nënshkroi për € 72 milion plus 10 milion euro bonus.

Sidoqoftë, ai nuk ka pasur kohët më të mira te Barca pasi ai luajti vetëm 19 herë në ligë sezonin e kaluar dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol të vetëm, duke çuar në thashethemet se ai mund të largohet dhe madje të kthehet në Serie A.
Sipas gazetës Esports RAC1 – një burim i afërt me Barcelonën – pala katalanase është ende e bindur se Pjanic dhe mbrojtësi Samuel Umtiti do të largohen nga klubi para afatit të fundit të transferimit më 31 gusht.
Ai shton se reprezentuesi boshnjak po pret që njëri nga Juve dhe Milani të bëjë ofertë, ndërsa Umtiti nga ana tjetër duket se do të kthehet në Francë. /ORAinfo/