
Ac Milan është në kërkim të lojtarëve që synon t’i ketë në ekip për sezonin e ri.
Kuqezinjtë janë duke punuar në transferimin e lojtarëve në çdo repart të fushës.
Mesfusha është një nga pikat ku Milan po tenton ta forcoj më sjelljen e ndonjë mesfushori me përvojë.
Nja nga emrat që Milan ka kohë që është duke e vëzhguar është edhe lojtari i Real Madridit, Isco, përcjell ORAinfo.
Menaxhmenti i Milanit e pëlqen shumë spanjollin dhe po punojnë që sezonin e ri ai të jetë pjesë e kuqezinjve.

Isco ka një kontratë që skadon në 2022 dhe mund të largohet për këtë arsye, edhe nëse Carlo Ancelotti i ka dhënë atij një vështrim në parasezon.
Ai është i admiruar sepse mund të luajë si Nr.10, Mezala ose si Anësorë nëse është e nevojshme, por nuk do të jetë një marrëveshje e lehtë.
Mbetet të shihet nëse Milan do të bëjë një ofertë të kënaqshme për lojtarin në ditët e fundit të afatit të transferimeve të verës. /ORAinfo/