Zbulohet skuadra ku do të luajë Coutinho edicionin e ri

19:31 | 20 Gusht 2021

Konfirmohet e ardhmja e Coutinhos.

E ardhmja e Philippe Coutinho gjatë tërë verës është lidhur me një largim nga Barcelona.

Lojtari ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë dhe akoma nuk po mund të rikthehet në ndeshjet e Barcelonës.

Sot (e premte) në një konference për shtyp para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos, trajneri Koeman konfirmoi të ardhmen e brazilianit.

“Coutinho nuk është ftuar për ndeshjen e ardhshme sepse mendoj që nuk është ende gati, i duhet edhe një javë të ushtrojë me ekipin para se të ftohet”, tha fillimisht ai.

“Ai mund të bëhet futbollist i rëndësishëm për ne, filloi të luajë vitin e kaluar por ishte i pafat dhe u lëndua, unë vërtetë llogarisë në shërbimet e tij këtë sezon”, përfundoi Ronald Koeman.

Komento: