Depay zhgënjehet keq te Barcelona

19:44 | 20 Gusht 2021

Zhgënjimi i Depay: Sa keq që s’e njoha Messin, Pique më ka ndihmuar shumë.

Memphis Depay është transferuar te Barcelona, sulmuesi holandez është përshtatur shumë mirë në ekipin katalanas.

Në një rrëfim për El Periodico, Depay flet rreth shokëve të rinj të skuadrës dhe pranon se ndihet keq që nuk u njoh me Leo Messin.

“Te Barcelona më kanë pritur shumë mirë, të gjithë janë treguar të sjellshëm me mua dhe ma bënë jetën më të lehtë.

Pique më ka ndihmuar shumë, edhe prej faktit se ai flet mirë anglisht, teksa po zbavitem shumë me Jordi Alban.

Më pëlqen klima që është krijuar në dhomat e zhveshjes, sigurisht që kaloj shumë mirë edhe me De Jong e Dest, ka kohë që i njoh.

Më vjen keq që nuk arrita të njoh Messin. Ai arriti me vonesë në ekip për shkak të pushimeve pas Kupës së Amerikës, nuk pata mundësinë as të përshëndetesha me të“, deklaroi sulmuesi holandez.

Komento: