
Vjen firma, Manchester City “blindon” sulmuesin e talentuar.
Drejtuesit e Manchester City ka rinovuar me një talent të skuadrës. Kampionët e Anglisë kanë firmosur sot kontratën e re me Liam Delap, sulmuesin 18-vjeçar.
Adoleshenti anglez ka firmosur deri në verën e vitit 2026 me “Cityzens”, teksa debutoi me ekipin e parë falë Pep Guardiolës në shtatorin e vitit të kaluar.
Lojtari me origjinë nga Irlanda ka luajtur me kombëtaret e moshave të Anglisë (U15-U19), ndërsa sezonin e ardhshëm shpreson të përfitojë sa më shumë minuta te City.
