Milani po e bën njërin ndër transferimet më të mëdha të viteve të fundit

22:35 | 20 Gusht 2021

James Rodriguez do të largohet nga skuadra e Evertonit gjatë këtij muaji dhe Milani mund të jetë destiancioni i tij i radhës.

Mesfushori kolumbian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez, i cili nuk e ka ftuar fare në ekip për dy ndeshjet e para të këtij edicioni.

30-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin e ardhshëm, me mundësi edhe për një vit tjetër.

Por, tek Evertoni janë të vendosur ta shesin Jamesin për të cilin po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Ai iu bashkua Evertonit vitin e shkuar nga Real Madridi dhe në edicionin e tij të parë tek ekipi anglez, James shënoi gjashtë gola dhe pati nëntë asistime në 26 ndeshje.

Komento: