Po ndodh shkëmbimi ,Tottenham-Juventus

12:29 | 21 Gusht 2021

Tuttosport pohon se Tottenham Hotspur po diskuton një shkëmbim të mundshëm për Tanguy Ndombele me mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie.

Gjithashtu do të duhej të ishte një shumë parash për të mbuluar hendekun, por Ndombele ka qenë prej kohësh një objektiv për Bianconerët, edhe kur ai ishte akoma në Olympique Lyonnais, përcjell ORAinfo.

Spurs pagoi 60 milionë euro për ta nënshkruar atë në verën e vitit 2019 dhe kontrata e tij zgjat deri në qershor 2025.

Ai bëri 46 paraqitje konkurruese për Tottenham sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistuar.

Gazeta me qendër në Torino këmbëngul se ish-drejtuesi i Juves dhe aktual i Tottenhamit, Fabio Paratici është në diskutime mbi mundësinë e kësaj marrëveshjeje./ORAinfo/

Komento: