Rezultatet e ndeshjeve të para të Superligës së Kosovës

20:08 | 21 Gusht 2021

Janë mbyllur tri ndeshjet e para të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani e ka nisur keq pasi është ndalur me barazim 1-1 nga Denica.

Ekipi i Tahir Lushtakut dhe ai i Ismet Munishit kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, por në fund pa fitues.

Golat e ndeshjes i shënuan Denisson dhe Muhamed Dubova.

Drita ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Feronikelit me përmbysje pasi paraprakisht ishte duke humbur me rezultat 1-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por edhe mysafirët patën rastet e veta dhe gjeten golin e vetëm në këtë pjesë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të dhe ishte Sokol Kiqina, i cili shënoi për 1-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, Drita hyri me disa ndryshime, shtoi tentimet dhe në fund edhe i gjeti dy gola duke e marrë një fitore të madhe me rikthim.

Ishte sulmuesi i ri Ardit Tahiri, i cili u inkuadrua në minutën e 67-të dhe shënoi dy gola brenda 12 minutave për t’ia siguruar fitoren Dritës.

Tahiri shënoi në minutën e 77-të për 1-1, ndërsa në minutën e 80-të shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Kurse Llapi është ndalur me barazim nga skuadra e promovuar në Superligë, Ulpiana.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, duke u mbyllur ndeshja 1-1.

Argjend Mustafa shënoi për Ulpianën, ndërsa Firmino barazoi shifrat.

Komento: