Këtë lojtar e donte Messi te Barcelona

20:58 | 22 Gusht 2021

Ish -mbrojtësi i Atalantas, Cristian Romero ka konfirmuar se Leo Messi donte që ai të bashkohej me Barcelonën.

Asnjëri nuk do të luajë në Nou Camp pasi Romero i është bashkuar Tottenhamit ndërsa Messi u largua nga katalanasit për në PSG, përcjell ORAinfo.

Kishte raporte se Barcelona donte të nënshkruante me Romero nga Atalanta para se Tottenham të kishte një ofertë prej 55 milionë eurosh të pranuar nga ana e Serie A.

“Është mbresëlënëse të mendosh se Messi donte që unë të bashkohesha me Barcelonën dhe të bëhesha shoku i tij i skuadrës,” tha Romero për Radio AM 550.

“Është çmenduri ajo çfarë ka bërë PSG. Jam pak i trishtuar se si Leo u largua nga Barcelona, mendova se ai do të kishte qëndruar përgjithmonë në Barcelonë.

“I uroj atij më të mirat, ai është një person i shkëlqyer dhe me shpresë, ne do të fitojmë gjithçka së bashku me argjentinasit e tjerë që janë atje.”

Romero fitoi Copa America me Albiceleste në fillim të kësaj vere para se të bashkohej me Tottenham nga Atalanta. Ai tani është bashkuar me Tottenhamin për 55 milionë euro, duke u ribashkuar me ish -portierin e Atalantas, Pierluigi Gollini. /ORAinfo/

Komento: