Ronaldo po transferohet te Tottenaham? Ky është lajmi i fundit nga Italia

21:27 | 22 Gusht 2021

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë.

Do të ishte një nga lëvizjet më të papritura në historinë e futbollit, por një gazetar këmbëngul se është një opsion i mundshëm.

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe madje e sheh Tottenhamin si një destinacion të mundshëm, pohon Radio 24,përcjell ORAinfo.

Por duke pasur parasysh që Spurs nuk janë në Ligën e Kampionëve dhe me siguri nuk mund të përputhen me pagat e Ronaldos, raporti duhet të trajtohet me skepticizëm./ORAinfo/

Komento: