Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri po i bashkohet Lyonit në një marrëveshje prej 9.5 milionë funtash, konfirmon TheGoal.
Klubet kanë rënë dakord për një tarifë për 29-vjeçarin, të cilit i është dhënë leja për të udhëtuar në Francë për të finalizuar transferimin e tij,përcjell ORAinfo.
Kushtet personale, kuptohet, tashmë janë rënë dakord, me Shaqirin që do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin e Ligue 1./ORAinfo/