Çka po ndodh? Ronaldo përfundon para kohe stërvitjen me Juventusin

12:23 | 25 Gusht 2021

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka përfunduar para kohe stërvitjen e fundit.

Portugezi që disa ditë është në negociata me Man Cityn, por marrëveshje që do jetë shumë e komplikuar për t’u arritur.

Ronaldo ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme me bashkëlojtarët te Juventus, mirëpo e ka përfunduar para kohe, transmeton lajmi.

Gazetari më burimet më të saktë për Juventusin, Romeo Agresti, ka postuar një video ku shihet Ronaldo duke u larguar nga stërvitja më herët.

Mbetet të shihet nëse CR7 do kalojë te Man City, ngase skuadra angleze fillimisht duhet të shesë Raheem Sterling, gjë që është vështirë të ndodhë.

Pamje:

Komento: