
Manchester City nesër do mësojë tre skuadrat me të cilat do jetë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve.
Edicionin e kaluar, “Qytetarët” arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposhten nga Chelsea.
City ndodhet në vazon e parë ngase është kampion i Anglisë dhe rregullat e UEFA-së ndalojnë të përballet me Liverpool dhe Man United nga vazo e dytë.
Por, lista me skuadra të mëdha mbetet, ngase mund të përballet me Real Madridin ose Barcelonën, që ndodhen në vazon e dytë.

PSG mbetet kundërshtari më i fortë në vazon e dytë, sidomos duke marrë parasysh transferimin e Lionel Messit.
Ja ‘skenari’ më i keq dhe më i mirë i mundshëm për “Qytetarët”:
Shorti më i mirë i mundshëm për Cityn: Dortmund, Zenit dhe Sheriff Tiraspol.
Ndërkohë, shorti më i keq i mundshëm: PSG, Leipzig dhe Milan.
Shorti i Ligës së Kampionëve hedhet nesër me fillim nga ora 18:00.