
Solskjaer tenton ta josh Ronaldon, thotë se e ka derën hapur te Manchester United.
CR7 s’do të jetë më pjesë e Juventusit, e ka konfirmuar zyrtarisht edhe trajneri, Massimiliano Allegri, që ka treguar se 36 vjeçari ka kërkuar largimin.
Ronaldo tashmë është larguar nga Torino me aeroplan privat, por ende saktësisht nuk dihet se për ku është nisur.
Ka zëra se është nisur për në shtëpinë e tij, në Mancester, ku edhe pritet të jetë e ardhmja e portugezit.

Kësaj radhe raportohet se do ta veshë fanellën e Manchester City, por së fundmi trajneri i Manchester United është munduar të josh ish sulmuesin e Real Madridit.
“Cristiano Ronaldo? Gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira me të. Bruno ka folur non stop me të gjithashtu dhe ai e di se çfarë ndjejmë ne për të. Nëse ai do të largohej ndonjëherë nga Juventusi, ai e di se ne jemi këtu”, u shpreh Solskjaer.
Duket se në fund ka hyrë në garë edhe Manchester United që po tenton t’ia ndërrojë mendjen portugezit që mos të shkojë te City, por të kthehet në “Old Trafford”.