
Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se Amad Diallo do të dërgohet në huazim për pjesën tjetër të sezonit.
19-vjeçari u bashkua me ekipin e Premier League nga Atalanta në janar, por ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.
Diallo nuk ka qenë pjesë e skuadrës së United për asnjë nga ndeshjet e tyre të nivelit të lartë deri më tani këtë sezon dhe Solskjaer thotë se do të marrë përvojën e ekipit të parë diku tjetër.
“Nuk është nënshkruar 100 për qind, por ne kemi rënë dakord. Nuk kam pse të them për cilin ekip është akoma, por ne kemi gjetur një vend për të cilin Amad ndihet i emocionuar dhe ne ndihemi të emocionuar për këtë rast”, ka përfunduar norvegjezi./ORAinfo/