Me këtë formacion do të luajë Milan kundër Cagliarit

13:13 | 28 Gusht 2021

AC Milan debuton në shtëpi kundër Cagliari të Dielën. Rossonerët janë në kërkim të fitores së tyre të dytë.

Rossonerët bëjnë debutimin e tyre në San Siro pas shfaqjes së shkëlqyer kundër Sampdoria. Ashtu si Interi, është e rëndësishme që skuadra e Stefano Piolit të regjistrojë dy fitore radhazi dhe të ketë mundësinë të punojë me nënshkrime të reja me qetësi gjatë kësaj kohe, përcjell ORAinfo.

Me vetëm fitoren në mendje, Pioli ndoshta do të bëjë vetëm një ndryshim në njëmbëdhjetën e tij fillestare. Ashtu si kundër Sampdoria, prapavija për Milanin kundër Cagliari do të jetë e njëjtë. Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori do të formojnë dyshen qendrore me Davide Calabria në të djathtë dhe Theo Hernandez në të majtë. Mike Maignan do të mbrojë portën.

Ismael Bennacer do të zërë vendin e tij në mesfushë. Krunic filloi në hapjen e Serie A, por algjeriani është kthyer në formë të mirë fizike dhe do të jetë partner me Sandro Tonali. Mesfushori qendror italian orkestroi lojën me Samporian. Kessie mbetet jashtë dhe do të kthehet pas pushimit ndërkombëtar.
Ky do të jetë formacioni i mundshëm i Milanit kundër Cagliarit:

AC MILAN (4-2-3-1): Maignan, Theo Hernandez, Kjaer, Tomori, Kalabria, Bennacer, Tonali, Leao, Brahim Diaz, Saelemaekers, Giroud.

CAGLIARI (3-5-2): Radunovic, Capittelli, Godin, Carboni, Nandez, Marin, Strootman, Deiola, Dalbert, Joao Pedro, Pavoletti./ORAinfo/

Komento: