
Ende nuk dihet nëse Mbappe do ta bartë fanellën e Real Madridit.
Real Madrid ka paralajmëruar Paris Saint-Germain se kanë afat deri të dielën në mbrëmje për të pranuar një ofertë për Kylian Mbappe.
Le Parisien raporton se gjigantët spanjollë do të tërhiqen nga negociatat nëse nuk arrijnë marrëveshje deri të dielën në mbrëmje,përcjell ORAinfo.
Madridi po ofron një total prej 190 milion € (163 milion £/224 milion $) për Mbappe dhe nuk do të shkojë më lart./ORAinfo/