
Juventusi, po kërkon të nënshkruajë me yllin e Real Madridit, Eden Hazard këtë verë, pasi ata janë në kërkim të një zëvendësuesi adekuat për Cristiano Ronaldon në largim.
CR7, është ribashkuar zyrtarisht me Man Utd pasi kërkoi të largohet nga Juve të enjten. Kjo marrëveshje e lë Juven në treg për një sulmues të ri,përcjell ORAinfo.
Dhe Marca raporton se Juventusi e sheh Hazardin si zëvendësuesin më të mirë të Ronaldos në dispozicion dhe po rreshton një marrëveshje të mundshme huazimi për të sjellë yllin belg në Serie A.
30-vjeçari ka luajtur në të dy ndeshjet e hapura të Madridit në La Liga këtë sezon, por ai ende duket larg lojtarit për të cilin paguan 100 milionë euro në vitin 2019./ORAinfo/