West Ham zyrtarizon transferimin e Zouma.
West Ham United ka zyrtarizuar transferimin e qendër-mbrojtësit të Chelsea, Kurt Zouma.
Transferimi i francezit do t’i kushtojë ‘Hammers’ rreth 30 milionë euro. Zouma ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë në London Stadium deri në vitin 2025.
Chelsea janë në bisedime me Sevillan për ta transferuar bashkëkombësin e Zouma, mbrojtësin Jules Kounde.