
Chelsea ka humbur rastin ta transferojë lojtarin, Saul Niguez.
Chelsea është gati të humbasë një marrëveshje për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, zbulon Sky Italia, përcjell ORAinfo.
Blutë paraqitën një ofertë zyrtare për huazim për 26-vjeçarin, por nuk përputhej me pritjet e kampionëve të La Liga.
Manchester United gjithashtu është lidhur me Saulin, i cili ka rënë jashtë favorit te Atletico nën drejtimin e Diego Simeone./ORAinfo/