Ronaldo ia sheh hajrin United, bëhet lojtari më i paguar në histori të Premier League

22:03 | 29 Gusht 2021

Cristiano Ronaldo, do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Premier League, pas kthimit të tij tronditës në Manchester United në merkaton e verës.

36-vjeçari dukej i gatshëm për t’u bashkuar me rivalët Manchester City pasi njoftoi qëllimin e tij për të lënë Juventusin, por Djajtë e Kuq hodhën poshtë marrëveshjen në sekondën e fundit për të rikthyer të preferuarin e tifozëve në Old Trafford,përcjell ORAinfo.

Duke vepruar kështu, Ronaldo tani do të bëhet lojtari me pagën më të lartë që Premier League ka pasur ndonjëherë, raporton The Telegraph.

Sulmuesi do të fitojë më shumë se kontrata e ish- sulmuesit, Alexis Sanchez, 560,000 £ në javë, marrë parasysh shpërblimet dhe të drejtat e imazhit.

Kontrata dyvjeçare e yllit Portugez, me një opsion për një vit shtesë, gjithashtu eklipson marrëveshjen e Raphael Varane prej 400,000 në javë, e cila e kishte parë atë të bëhej për një kohë të shkurtër lojtari më i paguar në Angli. /ORAinfo/

Komento: