Lëndohet në stërvitje,dështon transferimi i lojtarit të Man Utd në Holandë

00:01 | 30 Gusht 2021

Kalimi i propozuar i Amad Diallo nga Manchester United te skuadra holandeze Feyenoord është anuluar pasi anësori i ri u dëmtua në stërvitje.

19-vjeçari ishte gati të përfundonte një kalim sezonal në Holandë në një përpjekje për të marrë më shumë kohë lojë, por marrëveshja tani është anuluar, përcjell ORAinfo.

Ole Gunnar Solskjaer kishte zbuluar se një marrëveshje ishte afër të Premten, por vetëm dy ditë më vonë dëmtimi në stërvitje e ka penguar një lëvizje dhe sipas drejtorit teknik të Feyenoord, Frank Arnesen, Diallo mund të mungojë për ca kohë.

Duke folur për mediat holandeze AD, Arnesen tha: “Ai u lënduar dhe marrëveshja është anuluar. Sa keq, gjithçka u bë. Kam folur shumë me njerëzit në Manchester United, por është më e arsyeshme ta lejosh atë të shërohet në atë klub. Mund të kalojë pak kohë para se të kthehet ”, ka përfudnuar Arnesen./ORAinfo/

Komento: