Vdes trajneri i njohur, goditet nga rrufeja

22:03 | 30 Gusht 2021

Trajneri bullgar vdes pasi goditet nga rrufeja.

Futbolli bullgar në zi pas vdekjes së Ivan Ranchev, trajner 41-vjeçar i Chernogorovo.

Një stuhi goditi fshatin Lessichovo në mëngjes dhe trajneri u godit fatalisht nga rrufeja gjatë ndeshjes miqësore kundër Lessichovo, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BTA.

Një ambulancë u dërgua menjëherë në vendin e ngjarje, por mjekët e gjetën pa shenja jete dhe konfirmuan vdekjen e tij.

Komento: