
Ac Milanit iu ofrua mundësia për të nënshkruar me James Rodriguez nga Everton, por drejtuesit kuq e zinj nuk pranuan.
Edicioni i sotëm i il Corriere dello Sport shkruan se në orët e fundit James Rodriguez iu propozua Milanit, por drejtuesit e klubit i mohuan menjëherë transferimin e tij në ‘San Siro’, përcjell ORAinfo.

Ideja e nënshkrimit të tij u hodh poshtë nga drejtuesit e Milanit dhe gazeta shkruan se kjo ndodh sepse ata nuk kanë ndërmend të rrezikojnë me kolumbianin.
Arsyet kryesore janë gjendja e tij e dobët fizike që ka luftuar me problemet e dëmtimeve për disa sezone tani dhe kërkesat për paga që nuk bien në përputhje me politikën e Menaxhmentit Elliott. /ORAinfo/