Barcelona zbulon përforcimin e madh që do ta bëjë në janar

19:53 | 01 Shtator 2021

Barcelona e ka bërë Dani Olmo një objektiv kryesor për afatin kalimtar të janarit dhe mesfushori sulmues dëshiron të kthehet në Camp Nou.

Mundo Deportivo raporton se skuadra katalanase u përpoq ta nënshkruante atë nga RB Leipzig në ditën e fundit të afatit të transferimit, por pala gjermane nuk e la të shkonte, përcjell ORAinfo.

Barca nuk ka hequr dorë nga zbarkimi i 23-vjeçarit dhe shpreson ta marrë atë në afatin e dimrit në vend që të presë verën e ardhshme./ORAinfo/

Komento: