Napoli merr vendim për Insigne

21:10 | 01 Shtator 2021

Napoli, është gati të japë përparësi për zgjatjen e kontratës për Lorenzo Insigne tani që afati kalimtar i verës është mbyllur zbulon Calcio Mercato.

Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit do të përfundojë më 30 qershor 2022, dhe ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontrate me çdo kërkues të mundshëm nga janari e tutje,përcjell ORAinfo.

Barcelona ka qenë e lidhur fort me transferimin e Insigne, por Napoli është i vendosur ta lidhë sulmuesin me kushte të reja dhe ti ofrojë atij qëndrim edhe më tutje në Itali./ORAinfo/

Komento: