
Drejtori i Romës, Tiago Pinto konfirmon se Granit Xhaka donte të bashkohej me ta,por që Arsenali nuk lejoi një gjë të tillë.
Mourinho, kishte deklaruar tashmë se planet e tyre u shkatërruan më shumë nga dëmtimi i Leonardo Spinazzola dhe transferimi i Edin Dzeko në Inter, duke i detyruar ata të mbushin ato boshllëqe sesa zonat e tjera që tashmë mungonin,përcjell ORAinfo.
“Ky ishte afati kalimtar më i vështirë në historinë e futbollit dhe mendoj se në fund të ditës ne bëmë mirë,” tha Tiago Pinto në konferencën e tij për shtyp.
“Ne sollëm trajnerin më të mirë në botë dhe ndërtuam një skuadër më të fortë. Ju me siguri do të flisni për gjithçka që nuk ishim në gjendje të bënim, por ne bëmë punë të mira.
“Nuk ka të bëjë me buxhetin, të gjithë e dinë që ne ishim të interesuar për Granit Xhakën, por negociatat nuk mund të vazhdonin dhe ne duhej të përqëndroheshim në atë që ishte më urgjente për këtë ekip.
“Xhaka donte të vinte te Roma, Arsenali nuk kishte ndërmend të shiste në atë moment, kështu që ishte një keqardhje në atë kohë.”
Një çështje tjetër është numri i lojtarëve që janë ende në libra dhe nuk kërkohen më, siç janë Federico Fazio, Steven Nzonzi dhe Davide Santon”, ka thënë drejtori i Romës./ORAinfo/