Katastrofë për Milani, merr lajmin e papritur

20:23 | 02 Shtator 2021

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rossonerët kanë njoftuar se sulmuesi, i cili shënoi një gol kundër Cagliari para pushimit ndërkombëtar, ka rezultuar pozitiv për COVID-19,përcjell ORAinfo.

Lajmi vjen si një goditje për trajnerin Stefano Pioli, i cili aktualisht është edhe pa Zlatan Ibrahimovic e lënduar.

“AC Milan njofton se Olivier Giroud rezultoi pozitiv për një test molekulare të kryer në shtëpi.Autoritetet shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Duhet të theksohet se Olivier nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliari”, thuhet nga klubi në një deklaratë./ORAinfo/

Komento: