
Miralem Pjanic, ka arritur një marrëveshje me Besiktas dhe po fluturon për në Turqi për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Ish -mesfushori i Juventusit dhe Romës ishte në bisedime me Zonjën e Vjetër gjatë afatit kalimtar të verës, por gjigantët e Serie A vendosën të mos e nënshkruanin atë sepse Barcelona nuk donte të paguante një pjesë të pagës së tij,përcjell ORAinfo.
Reprezentuesi boshnjak tani po fluturon për në Turqi, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me Besiktas.
Pjanic postoi një fotografi nga një avion privat në historitë e tij në Instagram për të konfirmuar se lëvizja e tij në Besiktas është një punë e përfunduar vetëm me mjekimet në pritje./ORAinfo/