
Real Madrid, ka dëshirë që në vitin e ardhshëm të bëjë një ndryshim të madh në skuadër.
Real Madrid është gati të shtypë përsëri butonin e transferimit të ‘Galacticos’ në vitin 2022, pohon Marca,përcjell ORAinfo.
Blancos mbeten të etur për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili mund të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme, por gjithashtu po komplotojnë një lëvizje për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Një transferim i dyfishtë do të përfaqësonte një biznes nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, duke qenë se dyshja janë e ardhmja e futbollit evropian dhe mund të kthehet në një lloj idhujsh që u bënë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo./ORAinfo/