Zbulohet se ku do të transferohet Dani Olmo në janar

23:39 | 02 Shtator 2021

Dani Olmo, mund ta veshë fanellën e Barçës në janar.

Barcelona po planifikon të transferojë yllin e RB Leipzig, Dani Olmo në janar zbulon The Daily Mail.

23-vjeçari, i cili filloi karrierën e tij në akademinë La Masia të Barçës, ishte subjekt i një oferte prej 50 milionë eurosh (43 milionë funte/59 milionë dollarë) nga gjigantët spanjollë në ditën e fundit të afatit kalimtar, përcjell ORAinfo.

Leipzig e refuzoi ofertën, por Barça po planifikon të marrë përsëri shërbimet e Olmos kur tregu i transferimeve të rihapet në vitin e ri./ORAinfo/

Komento: