Me këtë përbërje të lojtarëve Milan do të paraqitet në Ligën e Kampionëve

09:04 | 04 Shtator 2021

Lista e lojtarëve të Milanit të regjistruar për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve është konfirmuar, kështu që Andrea Conti, Samu Castillejo dhe Pietro Pellegri do të mungojnë në lojë.

Trajneri Stefano Pioli, ka zgjedhur lojtarët për garën prestigjioze dhe Pellegri, i cili u kthye nga Ligue 1 këtë verë, nuk përfshihet në skuadrën e regjistruar për këtë garë,përcjell ORAinfo.

Milani po përgatitet për kthimin e tyre në Ligën e Kampionëve pas tetë vitesh dhe janë në Grupin B me Liverpool, Atletico Madrid dhe FC Porto.

Kjo do të jetë skuadra e Milanit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve:

Portier: Tatarusanu, Maignan, Plizzari, Desplanches, Jungdal

Mbrojtësit: Kalabria, Ballo-Tourè, Romagnoli, Hernandez, Kalulu, Tomori, Kjaer, Florenzi, Bakayoko, Gabbia, Stanga

Mesfushorët: Bennacer, Tonali, Brahim Diaz, Krunic, Saelemaekers, Di Gesù, Kessié, Robotto

Sulmuesit: Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Rebic, Messias, Capone./ORAinfo/

Komento: