Nuk do ta besoni, për këtë skuadër do të luajë Ribery

09:46 | 04 Shtator 2021

Ish -anësori i Bayern Munich dhe Fiorentinës, Franck Ribery thuhet se është në prag të bashkimit me skuadrën e Salernitana të sapo promovuar.

Veterani duket se do të qëndrojë në Serie A dhe mund të nënshkruajë me skuadrën italiane jashtë tregut të transferimeve për shkak të statusit të tij si futbollist i lirë,përcjell ORAinfo.

Ribery u largua nga Artemio Franchi pas sezonit 2020-21 dhe ka qenë pa klub që nga fundi i qershorit.

38-vjeçari u stërvit me Bayern Munich gjatë verës dhe ka qenë i lidhur me klube në Serie A, përfshirë Hellas Verona.

Por gazetari i SportItalia Alfredo Pedulla zbulon se ai është në prag të bashkimit me Salernitana dhe është vetëm formalitet larg përfundimit të lëvizjes.

Ribery, i cili fitoi Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij me Bayern në Gjermani, mori nëntë tituj të Bundesligës dhe gjashtë DFB-Pokal.

Ai u votua si lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA në 2013 dhe duket se do të zgjasë karrierën e tij të lojës me Granata.

Anësori luajti 51 herë për Fiorentinën gjatë dy viteve të tij në Firence, duke u shfaqur 50 herë në Serie A. /ORAinfo/

Komento: